
Atalanta ka bërë disa afrime të rëndësishme për sezonin e ri, por njëkohësisht ka edhe lojtarë në dalje. Bëhet fjalë për mbrojtësin golashënues që ka shkëlqyer në kampionatin e shkuar, Mancini.
Gjithçka është zyrtarizuar, ndërsa kjo liron edhe më shumë hapësirat e Berat Gjimshitit te Atalanta. Kjo skuadër arriti që të siguronte një vend në “Champions League”, për t’u ndeshur me skuadrat më të mira në Europë. Pikërisht ashtu sipas planeve, ndërsa kohë më parë mediat italiane raportuan se Mancini do të ishte largimi i vetëm në prapavijë. Në skemën që Atalanta përdor me tre qendërmbrojtës, e sigurt është se lojtari i Shqipërisë do të ketë mundësinë për të vazhduar shkëlqimin e tij në Seria A. /Shqiperia.ch/