You are here
Home > Futboll Bota > Atalanta e Berishës jep spektakël me 6 gola, Gjimshtin e lë në stol një mbrojtës golashënues

Atalanta e Berishës jep spektakël me 6 gola, Gjimshtin e lë në stol një mbrojtës golashënues

Pak çaste më parë janë mbyllur thuajse të gjitha sfidat e kampionatit italian për këtë vit kalendarik. Skuadra e Atalantës mori një fitore me vlerë në transfertë përballë Sasuolos, me rezultatin 2-6.

Ekipi bergamas me këtë rezultat pozitiv arriti të ngjitet në vendin e 7 në tabelën e klasifikimit, ku është kthyer në njê potencial të madh, për të zënë një vend që të çojnë në kupat e Europës. Përsa i përket legjonarëve të Kombëtares që janë pjesë e Atalantës, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, vetëm gardiani mundi që të luante të plotë përballje, kurse Gjimshiti u aktivizua vetëm në minutat e fundit , kur ndeshja ishte thuajse e ezauruar.

Berisha mund të themi se bëri një paraqitje të mirë, ku disa herë u tregua vendimtarë me pritjet e tij. Tek goli i parë i kundërshtarve, ndoshta për mungesë të vëmendjes e pësoi në krahun e tij, ndërsa në të dytin faji nuk bie mbi të.

Berat Gjimshiti nuk e nisi këtë sfidë titullar, pasi me skemën e lojës që po përdor Gasperini, duket se ka një rival kryesor për vendin e titullarit, siç është Mançini. Ky i fundit ditën e sotme ishte protagonist teksa arriti edhe që të shënonte golin e tretë për Atalantën, ndërsa gjetja e rrjetës për të është kthyer e shpeshtë këto kohë. Me këtë finalizim duket se italiani ka forcuar pozitat e tij si titullarë dhe i ka dërguar sinjale të forta mbrojtësit shqiptar, se do ta ketë shumë të vështirë për t’i zënë vendin e titullarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top