You are here
Home > Futboll Bota > Asnjëherë me tre gishta dhe i dalë nga provinca e Bosnjes, lojtari i Serbisë që nënshkroi me Real Madrid

Asnjëherë me tre gishta dhe i dalë nga provinca e Bosnjes, lojtari i Serbisë që nënshkroi me Real Madrid

Luka Joviç ishte futbollisti që mori vëmendjen maksimale në sezonin që lamë pas, me nivelin që tregoi në “Europa League” dhe “Bundesliga”. Nëse ekipi i Frankfurtit arrinte që të shënonte, atëherë Joviç do të ishte autori i golit, ose lojtari që kishte dhënë asistin.

Tashmë ka mbërritur zyrtarizimi se Reali i Madridit ka nënshkruar me këtë futbollist. Por kush është realisht Luka Joviç, që luan me ngjyrat e Serbisë? Faktikisht, është nga të pakët futbollistë të kësaj Kombëtare, që nuk futet te ekstremët.

Asnjëherë në karrierën e tij nuk e ka bërë një festim duke ngritur tre gishtat. Për më tepër, ka lindur në një provincë të Bosnjes, që nuk kishte më shumë se 100.000 banorë. Shanset ishin të pakëta në një vend të tilla, por Joviç me këmbëngulje të madhe mbërriti deri në majën më të lartë të karrierës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top