
Besart Berisha është larguar zyrtarisht nga klubi i Hiroshimas. Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë më pjesë e ekipit japonez, ndërsa në këtë vit nuk luajti për asnjë minutë të vetme.
Historia e gjitha për të harruar kjo në këtë kontinent, ndërsa vetë Berisha e ka pranuar se nuk arriti të përshtatej me futbollin dhe kulturën japoneze. Por përpara largimi, drejtuesit e klubit kanë vendosur të nderojnë këtë futbollist, duke konsumuar edhe një darkë me të. “Faleminderit djema. Ma keni bërë ndarjen më të lehtë. Ishte darka fundit dhe dua të ju falënderoj për respektin që kisha sa isha me ju”, shprehet Besart Berisha. /Shqiperia.ch/