Që fqinjët tanë nuk janë aq dashamirës me ne, është një gjë lehtësisht e vërejtur. Shpesh herë çështjet politike kanë ndikuar negativisht edhe në futboll. Janë të paktën 10 futbollistë shqiptarë që luajnë në kampionatin grek. Dy prej tyre kanë qenë vazhdimisht të shenjëstruar dhe nën presion për zgjedhjet e tyre. Histori e freskët është ajo e Kaçes. Një zgjedhje e Shqipërisë së De Biazit, e më pas një bluzë më simbolet e UÇK-së do të vulosnin përfundimisht karrierën e tij.
E njëjta gjë po ndodh edhe me Astrit Hajdarin. Panuçi e thirri mesfushorin në Kombëtare që nga ndeshja miqësore ndaj Turqisë. Hajdari la pas Suedinë për ngjyrat kuq e zi. Kritikat nisën të dëgjoheshin nën zë nga mediat greke. Ndërsa sapo u kthye në tokën helene, mesfushori nisi të aktivizohej gjithmonë e më pak.
Edhe në rastin e barazimit me Dinamo Kiev ku Hajdari shënoi golin e baraspeshës, cilësitë e tij nuk u vlersuan. AEK¬-u i kishte të qarta planet me mesfushorin shqiptar. Çdo kush që zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë, e pret një dënim. Sinjale ndaj kombit tonë tifozët grek treguan edhe ne ndeshjen e djeshme në transfertën e Bajernit. Zyrtarë të klubit nga Greqia kërkuan në mënyrë të palogjikë heqjen e flamurit shqiptar nga shkallët e stadiumit “Alianz Arena”./Shqiperia.ch/