
Nuk bëhej fjalë për një bujari të madhe nga ana e Anchelotit kundrejt Elseid Hysajt. Megjithëse në mënyrë disi surprizuese shkodrani u paraqit nga minuta e parë kundër Sampdorias, ndërsa sipas mediave italiane pritej Malkuit, mbrojtësi shqiptar e ka treguar nivelin e tij.
I pakalueshëm në krahë dhe në nivel mesatar u shfaq në ndihmën e sulmit, sigurisht që të gjitha ato kritika të tifozëve kundrejt tij, do të shuhen edhe për një javë. Por datëlindja e sotme e futbollistit të Shqipërisë mund të festohej edhe më mirë, nëse te Napoli do të kishin treguar pak më shumë zemërgjerësi.
Në minutën e 89, atëherë ku gjithçka thuajse ishte e mbyllur me shifrat që ishin 2-0 dhe ekipit të njohur italian iu akordua një penallti, ekzekutimi nuk iu la shkodranit. Shumë do ta lehtësonte nga gjendja psikologjike këtë lojtar, që shënimin e golit e ka harruar që në kohën kur ishte pjesë e Empolit.
Kjo do të ishte edhe dhurata më e bukur e marrë nga Napoli për këtë ditë të veçantë, gjithsesi Ancheloti vendosi që penalltinë ta ekzekutonte Verdi, që sapo kishte hyrë në fushën e lojës. E rëndësishme mbetet që Hysaj tregon se është gati për të ndihmuar Kombëtaren si më parë. /Shqiperia.ch/