Tashmë festimi me shqiponjë është kthyer në një modë të fundit për të gjithë sportistët shqiptarë që janë shpërndarë në Europë.
Madje këtu nuk mund të bëj përjashtim as futbolli i femrave, teksa futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani e ka festuar në këtë mënyrë golin e 3-të përballë Ukrainës. Polemikat pas këtij festimi ishin të shumta, por vetë shqiptarja ka sqaruar gjithçka nëpërmjet një deklarate, duke u shprehur se kishte një dedikim për Kosovën.
“Gjesti është një shenjë falënderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga e kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar.
E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë diçka politike. Le ta mbajnë rrogën time, pa problem”, ka thënë Kosovare Asllani. /Shqipëria.ch/