
Shpeshherë rastet që vijnë nga Shqipëria janë nga ato që të lënë me gojëhapur, nga ato që nuk e kanë një të dytë jo vetëm në Europë, por në botën mbarë.
“Nuk kanë talent shqiptarët”, thonë pa u menduar gjatë shumë persona, të cilët harrojnë faktin më të rëndësishëm, se jemi ne ata që po mbajmë aq shumë përfaqësuese të ndryshme. Madje, nëse i hyjmë gjërave më thellë, do të shohim nga ato çudi që vetëm në Shqipëri mund t’i gjesh.
Kemi dy raste të familjeve, në të cilat janë tre vëllezër që luajnë në tre përfaqësuese të ndryshme. Fillimisht do të ishte familja “Xhaka”, që ishte për të hyrë në histori, tre bijtë e saj do të zgjidhnin tre pëfaqësuese të ndryshme.
Taulant Xhaka me Shqipërinë, Granitin me Zvicrën, ndërsa Agoni kërkon vazhdimësinë e tij me Kosovën. Sikur të mos mjaftonte ky rast, shqiptarët vijnë me një tjetër precedent të ngjashëm. Familja Ajeti është duke ecur në të njëjtën rrugë, teksa sipas lajmeve të fundit, më i vogli i kësaj familje, Adonis Ajeti do të zgjedh të përfaqësojë Kosovën.
Albiani e mbylli përfundimisht historinë e tij në ditën e djeshme, teksa debutoi me Zvicrën. Për Arlind Ajeti nuk ka nevojë për shumë informacione. Atëherë, për çfarë ishim duke folur rreth shqiptarëve dhe talentit të tyre? /Shqipëria.ch/