
Një veprim me dy standarte ishte ai te Kosova, ndërsa trajneri zviceran, Shaland, është shumë më diplomat nga çfarë duket realisht.
Bersant Celina kishte kërkuar me ngulm ndaj Ishujve Faroe një vend titullari, ndërsa tekniku i “dardanëve” do të shpërthente më vonë duke e lënë jashtë lojtarin. “Mua, nuk më vendos dot askush kushte”, ishte kjo mënyra sesi u shpreh trajneri zvicerian.
Ndoshta, ky i fundit nuk shquhet për një memorie shumë të fortë. Vetëm pak kohë më parë, në një situatë identike, ishte edhe Milot Rashica. Ky i fundit sipas asaj që raportuan mediat në Kosovë, kontestoi ashpër trajnerin se përse nuk e hodhi në fushë ndaj Azerbajxhanit.
Shaland bëri qëndresë për pak kohë, derisa kuptoi limitet dhe kufijtë e tij. Milot Rashica ishte nga minuta e parë në ndeshjen e radhës që Kosova zhvilloi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa nga veprimi me dy standarte, e pëson Bersant Celina. Flasim për dy raste identike, por që veprohet në mënyra të ndryshme. E përse kështu? /Shqipëria.ch/