You are here
Home > Kombëtarja > Askush nuk flet për rivalin tjetër të Shqipërisë, sakrifikoi 13 vite pa fitore për 1 vit dinjitet

Askush nuk flet për rivalin tjetër të Shqipërisë, sakrifikoi 13 vite pa fitore për 1 vit dinjitet

Të gjithë flasin për takimin e rradhës të Shqipërisë, për atë përballje kundër Turqisë. Por vetëm pak ditë më vonë, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertën e Andorrës.

Shumë pak kemi dëgjuar për këtë Kombëtare edhe nga ana e mediave, për të mos thënë aspak. Sa i përket lojtarëve, duhet theksuar fakti se asgjë e rrezikshme nuk duket të vijë prej andej. Madje, për të kuptuar më së miri gjendjen e Andorrës, na vjen në ndihmë statistika e tyre.

Jo pak, por 13 vite pa fitore ka sakrifikuar kjo Kombëtare, për një vit dinjitet. Nga 2004-2017, nuk është arritur asnjë fitore e vetme. Për të mbërritur në atë pak dinjitet të marrë gjatë pjesës më të madhe të vitit 2018, teksa nuk humbi për 5 ndeshje rresht. Por nëse e krahasojmë me nivelin e Shqipërisë, gjithçka është e mbyllur që pa dalë lojtarët në fushë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top