You are here
Home > Kombëtarja > Askush nuk e kujton, por te Shqipëria ka edhe një rikthim të madh

Askush nuk e kujton, por te Shqipëria ka edhe një rikthim të madh

Pakkush e kujton, për të mos thënë askush. Në Shqipërinë aktuale, atë që do të paraqitet në fushën e lojës në tetor, ka edhe një rikthim të madh.

Quhet Ermir Lenjani, ndërsa trajneri i mëparshëm i kuqezinjve, De Biazi, e kishte si një as nën mëngë këtë futbollist. Mbrojtje, mesfushë dhe sulm, të gjitha të bëra në krahun e majtë, vetëm portieri ishte roli që ky lojtar nuk mund të bënte.

Duke parë formën që po kalon së fundmi Lenjani dhe rikthimin e tij si titullar te Sioni, Panuçi nuk humbi më shumë kohë duke e marrë në Kombëtare. Për momentin e kemi harruar që të gjithë, por sapo t’i jepet mundësia, Lenjani do e tregojë sërish arsyen se përse e mban veshur fanellën e kuqezinjve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top