
Fenerbaçe është duke luajtur përballë Trabzonsporit në një përballje të zjarrtë, e cila ndodhet në shifrat 1-1. Fillimisht do të ishte Rodriguez që do të kalonte vendasit në avantazh.
Por përgjigja e Trabzonsporit do të ishte e menjëhershme, për të rikthyer baraspeshën. Falë krosimit fantastik të sulmuesit që i përket Kosovës, Donis Avdijajt, do të ishte i përhershmi Ekuban që e dërgoi topin në rrjetë. Pikërisht sulmuesi që dikur ka luajtur me Partizanin, ndërsa pak kohë më parë arriti të shënonte tre gola i vetëm në Athinë ndaj AEK-ut. /Sport Ekspres/
⚽️GOL! 27′ Ekuban
📍Fenerbahçe 1-1 Trabzonspor pic.twitter.com/KCn8H02coo— Legend Sport Official (@LegendSportoff) September 1, 2019