Herenveni është ndalur në një barazim në ditën e sotme, teksa nuk ka arritur më shumë sesa një rezultat në shifrat 1-1 ndaj Emenit. Megjithatë goli i realizar nga Arbër Zeneli, ishte ajo që mori vëmendjen e gjithë Holandës, Shqipërisë, por edhe më gjerë.
Kjo pasi realizimi i tij, vjen nga një tjetër planet, ndërsa më parë kishte arritur ta realizonte vetëm Ronaldinjo në Botërorin e 2002 ndaj Anglisë. Një goditje e dënimit nga një distancë e largët, që përfundon drejt e në rrjetë me shumë mjeshtri nga Zeneli.
Asgjë nuk ishte rastësi, futbollisti shqiptar e kishte menduar një gjë të tillë. Këtë e tregon nëpërmjet një interviste të dhënë në fundin e takimit për “NOS”:
“Ne ishim duke folur këtë javë, që portierët dalin pak më shumë nga çfarë duhet nga zona e tyre. Nga e djathta do të shkonte njëherë në rrjetë, këtë herë ndodhi. Sigurisht që jam shumë i lumtur, por nëse nuk fitojmë, atëherë për mua është zhgënjyese”, u shpreh Zeneli. /Shqiperia.ch/