You are here
Home > Futboll Bota > Asgjë nuk është rastësi! Realizoi kryeveprën e javës, Xhaka: Më tha Ozili që ta merrja përsipër

Asgjë nuk është rastësi! Realizoi kryeveprën e javës, Xhaka: Më tha Ozili që ta merrja përsipër

Një kryevepër e realizuar ishte ajo e Granit Xhakës ndaj Njukasëll. Nëpërmjet ekzekutimit të goditjes së dënimit në perfeksion, mesfushori shqiptar la të shtangur portierin kundërshtar, pavarësisht se flitej për një distancë shumë të largët.

Në përfundimin e ndeshjes, Xhaka është shprehur se Ozili ia kishte besuar goditjen e dënimit në momentin e ekzekutimit, teksa në pjesën më të madhe të rasteve, është turko-gjermani ai që i merr përsipër këto goditje.

“Më tha Ozili se duhet ta godisja unë topin në atë rast. E kisha provuar shumë herë atë ekzekutim në stërvitje dhe jam shumë i lumtur që ia dola”, ka thënë Xhaka./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top