You are here
Home > Futboll Bota > Asgjë e rastësishme! Muslija realizoi një kryevepër, i kishte paralajmëruar në Gjermani (VIDEO)

Asgjë e rastësishme! Muslija realizoi një kryevepër, i kishte paralajmëruar në Gjermani (VIDEO)

Florent Muslija u kthye në protagonist ditën e sotme, i cili shënoi në sfidën e Gjermanisë U-20 kundër skuadrës së Zvicrës U-20. Përballje kjo e pëRfunduar me rezultatin 3-2 në favor të gjermanëve. Shqiptari finalizoi një gol nga një goditje dënimi, ku la të shtangur portierin kundërshtar, duke e çuar rezultatin e ndeshjes në 3-0.

Për lojtarin me origjinë shqiptare kanë ardhur tepër komente pozitive nga tifozët e Gjermanisë, teksa ai po fillon të projektohet për ekipin e parë të pancerave. Përpara fillimit të takimit mes Gjermanisë U-20 kundër Zvicrës U-20, në një intervistë për një gazetar gjerman, Florenti tregon se specialiteti i tij janë goditjet e dënimit.

“Unë e shoh veten si një gjuajtës i mirë i goditjeve të dënimit dhe preferoj gjithmon ta godasë portën qoftë edhe në një distancë të konsiderueshme”.

Për lojtarin 20-vjeçar, duket se i ka paraprirë golit që do të shënonte. Kujtojmë se Forent Muslija është pjesë e Kombëtares Gjermane U-20, ku ditën e sotme arriti të realizoi golin e tretë për panzerat, nga një goditje dënimi. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top