Pak çaste më parë u publikua lajmi që tek lista e lojtarëve të grumbullar nga italiani Panuçi, ka patur ndryshime përsa i përket lojtarëve të afruar. Ndryshimi ishte pikërisht i futbollistit Loret Sadiku, teksa ky i fundit duket se ka refuzuar ftesën nga trajneri i Shqipërisë.
Në një intervistë nga një familjar i Loret Sadikut, që është ruajtur në kushte anonimati, është shprehur për “Koha.net” se lojtari dëshiron të luajë për Kosovën dhe se është kjo është dëshira e tij e vetme. Gjithashtu ai tregon se Federata e Kosovës po punon me FIFA-n që, Sadiku të fitojë të drejtën për të luajtur me Kosovën.
“Loreti ka marrë ftesën e Panuccit, por nuk do të grumbullohet me Shqipërinë. Loreti dëshiron të luajë vetëm për Kosovën. Është dëshira e tij të luajë vetëm për Kosovën. Federata e Kosovës është duke punuar me FIFA-n që ai ta fitojë të drejtën të luajë me Kosovën. Kemi informatë që Federata do ta bëjë edhe një kërkesë tjetër që ta marrë lejen nga FIFA, meqë Sadiku nuk ka luajtur asnjë ndeshje për Shqipërinë”, ka thënë një familjar i Sadikut që ruan anonimatin.
Menjëherë pas këtij vendimi, duket se lista e Panuçit për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin ka një afrim të ri në listë, por të vjetër në ekspericë. Është pikërisht emri i Ergys Kaçes ai që u rikthye sërisht, duke i zënë vendin të përfolurit dhe rastit të pazakonshëm, Loret Sadiku. /Shqiperia.ch/