
“AS-i” nën mëngë i Shqipërisë që arriti suksesin në Europian, ishte padyshim Burim Kukeli. Megjithëse nuk ishte ylli i kuqezinjve dhe njeriu që adhurohej nga tifozët, por vendosja e këtij lojtari në fushë ishte e domosdoshme.
Në takimin ndaj Zvicrës në Europianin e Francës, Kukeli do të bënte një paraqitje fantastike edhe si qendërmbrojtës. Por në kohët e fundit situata nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë për lojtarin shqiptar. Aktualisht pjesë e Sionit, futbollisti i Kombëtares është duke u stërvitur me skuadrën dhe ka lënë pas dëmtimin.
Mediat zvicerane bën me dije se Kukeli mund të largohet nga skuadra në janar, pasi nuk ka qenë në preferencën e trajnerit Yakin për asnjë moment të vetëm. E njëjtë është situata edhe për ish-lojtarin e Barcelonës, Alex Song.
I marrë në merkaton e verës, Song ka kaluar disa dëmtime fizike që e kanë lënë jashtë fushës për shumë kohë, duke qenë zhgënjimi më i madh. Te Sioni nuk kanë ndërmend të vazhdojnë më gjatë me këtë lojtar, ndërsa pas një interesi që ka ardhur nga Anglia, futbollisti kamerunas pritet të largohet së bashku me Kukelin. /Shqiperia.ch/