
Arsenali mund të mbetet pa asnjë shqiptarë në sezonin e ardhshëm, ndërsa aktualisht ka dy të tillë në përbërje. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën, që më parë adhuroheshin edhe nga tifozët.
Por situata ka ndryshuar, pasi kjo skuadër po kalon një krizë të madhe në kampionat dhe ka larë duart me “Champions League”. Për mbrojtësin shqiptar kritikat dhe talljet e tifozëve kanë nisur prej ditësh, ndërsa largimi është çështje e mbyllur.
Por së fundmi edhe Granit Xhaka ka nxitur reagimin e shumë tifozëve, që kanë dalë hapur kundër mesfushorit: “Ku i kemi tifozat e Granit Xhakës?”. Në këtë mënyrë janë shumë komente në ”Twitter”, që kërkojnë largimin e Xhakës në merkaton e verës. /Shqiperia.ch/