
Strakosha është një emër që tërheq shumë në merkaton e verës, sa i përket lojtarëve shqiptarë. Gardiani i Lacios dhe i Kombëtares, ka kaluar një sezon të mirë me Lacion, duke dëshmuar vlerat dhe sigurinë e shtuar.
Arsenali dhe West Hemi ishin dy skuadrat e “Premier League” që janë interesuar për të marrë shërbimet e portierit shqiptar. Megjithatë prestigjozja italiane, “Gazzeta.it”, nuk lë më vend për këtë çështje. Sipas saj drejtori sportiv, Igli Tare, po ndërton projektin me lojtarët që do të jenë edhe në sezonin e ardhshëm, atje ku Strakosha qëndron zgjedhje e parë. Pavarësisht ofertave që do të vijnë, gjithmonë do të ketë refuzim. /Shqiperia.ch/