You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Arritje e madhe për talentin e Shpresave të Shqipërisë, përfundon në elitën e Holandës

Arritje e madhe për talentin e Shpresave të Shqipërisë, përfundon në elitën e Holandës

Kampionatet e mëdha europiane kanë përfunduar dhe menjëherë drejtuesit e klubeve respektive kanë filluar nga puna për të afruar lojtarë të rinj për klubet e tyre. Natyrisht edhe në këtë prag merkato, nuk kishte si të mungonin edhe transferimet e bujshme të lojtarëve kuqezi.

Këtë herë bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares së Shpresave, Lindon Selahin, teksa që nga sezoni ardhshëm do të luajë në elitën e kampionatit holandez. Mesfushori 20 vjeçar, ka mundur që ditën e djeshme të firmosë një kontratë 2 vjeçare me ekipin e Twentes. Këta të fundit e cilësojnë lojtarin kuqezi, që ka përfaqësuar më parë Belgjikën, si një talent me të ardhme të madhe dhe se Selahi do ta ndihmojë Twenten në arritjet e objektivave sezonin e ardhshëm.

Nga krahu tjetër, mesfushori shqiptar u shoreh se ndihej shumë i lumtur për skuadrën e tij të re dhe se do të jap maksimumin për këtë fanellë dhe tifozët e saj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top