You are here
Home > Kombëtarja > Arriti t’i bashkohej Kosovës, Lirim Kastrati tani e ka harruar detyrën e tij në Kroaci

Arriti t’i bashkohej Kosovës, Lirim Kastrati tani e ka harruar detyrën e tij në Kroaci

Sa shumë bujë e zhurmë bëri Lirim Kastrati në Kroaci, me ato paraqitje të zhvilluara me Lokomotivën e Zagrebit. Gjithmonë do të kishte një emër golashënuesi në skuadrën e njohur kroate, Lirim do të quhej.

Garës mes Shqipërisë dhe Kosovës për të pasur shërbimet e këtij futbollisti, iu bashkua edhe Kroacia, falë një deklarate të vetë Kastratit, që shprehej se do të dëshironte të luante për kroatët. Megjithatë gjërat rrodhën shpejtë dhe sulmuesi shërbeu si një përforcim për dardanët.

Por që nga moment kur Kastrati do i bashkohej Kosovës në dy takimet e “Ligës së Komebeve”, ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe, më pas do të vinte edhe harrimi i detyrës së tij në Kroaci. Në tre takimet e fundit të zhvilluara nga Lokomotiva e Zagrebit, me Zadar, Rudes dhe Hajduk, sulmuesi shqiptar nuk ka arritur të lërë gjurmën e tij. Këto janë statistikat që flasin për një formë që futbollisti duhet të përmirësojë, për të arritur sërish atje ku e nisi në fillim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top