You are here
Home > Kombëtarja > Arrihet marrëveshja për Eros Grezdën, mësohet skuadra e re për sulmuesin e Shqipërisë

Arrihet marrëveshja për Eros Grezdën, mësohet skuadra e re për sulmuesin e Shqipërisë

Tashmë nuk ka më dyshime sa i përket sulmuesit të Shqipërisë, Eros Grezdës. Ky i fundit do t’i bashkohet Brestit në elitën e futbollit francez.

Kjo skuadër arriti ta siguronte “Ligue 1” në sezonin e shkuar, duke dalë e dyta pas Metzit që dikur luante edhe Ivan Balliu. Sipas asaj që raportojnë mediat skoceze, Grezda do të kushtojë rreth 1.7 milionë paund. Marrëveshja thuhet se është e arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet brenda një kohe të shkurtër. Futbollisti i Shqipërisë nuk kaloi një aventurë të bukur me Rangersin, atje ku supozohej se ishte edhe shansi i karrierës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top