You are here
Home > Kombëtarja > Arrestimi i trajnerit të Kombëtares, reagon FSHF: Besojmë te pafajësia e plotë e Grimës!

Arrestimi i trajnerit të Kombëtares, reagon FSHF: Besojmë te pafajësia e plotë e Grimës!

Gjatë orëve të fundit, në Shqipëri është duke u përfolur shumë rreth një arrestimi të ndodhur në ditën e sotme, ku ka rënë në pranga edhe trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima. Shpeshherë mediat kanë lidhur emrin e këtij trajneri me bandën kriminale të “Bajri”, duke e akuzuar trajnerin e Kombëtares për trukime ndeshjesh.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, FSHF. Nëpërmjet një deklarate të postuar në uebin e saj zyrtar, Federata deklaron besimin kundrejt Grimës në këtë moment të vështirë, deri në momentin që drejtësia të jap fjalën e fundit.

Deklarata e plotë

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen e trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.

Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.

FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top