
Kosova me prurje të reja në përfaqësuesen e saj për dy ndeshjet e rradhës në muajin tetor, kundër Maltës dhe Ishujve Faraoe. Trajneri Shaland, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka konfirumar se tek ekipi që ai drejton do të ketë prurje të reja, dhe emra që kanë bërë bujë këtë muaj në Europë.
I pari që u zyrtarizua se do të ishte i grumblluar nga zviceriani Shaland, për sfidat e tetorit në “Ligën e Kombeve”, ishte Lirim Kastrati, i cili ka shpërthyer tek klubi i tij këtë kohë tek Lokomotiva e Zagrebit. Ajo çka mund të bëjë më shumë bujë, mund të jetë grumbullimi i mbrojtësit që luan me ekipin e Zyrihut në Zvicër, Lirim Kryeziu. Lojtari ka qënë pjesë me kombëtaren zvicerane U-19 dhe U20, që do të ishte një goditje e madhe për dardanët.
Emri tjeter që po përfilet nga medjat, që me shumë mundësi do të jetë i thirrur për ndeshjet e Kosovës, është dhe portjeri që debutoi pak ditë më parë me Manchester Cityn, Arijanet Muriç, që cilësohet në Kosovë si zëvendësuesi i denjë i gardianti, Ujkanii.
Javë pas javë, përfaqësuesja e Kosovë po arrin të kualidojë një ekip me lojtarë që po sjellin një frymë të re mentaliteti dhe me një të ardhme shumë premtuese në këmbët e tyre për ekipin e dardanëve. /Shqipëria.ch/