
Ditën e djeshme janë luajtur disa sfida të kampionatit zviceran, ku ndër to mund të veçojmë përballjen mes Luganos dhe Thunit. Në këtë ndeshje u aktivizua në pjesën e dytë edhe bomberi i Kombëtares tonë, Armando Sadiku, që u fut në fushë në minutën e 60.
Skuadra e Luganos mori një humbje në shtëpinë e saj me rezultatin 3-1. Ajo çfarë mund të veçojmë nga kjo sfidë, është rikthimi në fushën e blertë të Armando Sadikut. Kujtojmë që disa kohë më parë, elbasanasi mori një dëmtim të rëndë, i cili e la jashtë fushave prej më shumë se 7 muajsh.
Menjëherë pas kësaj ndeshje, trajneri i Luganos u shpreh me superlativa për shqiptarin, ku ndër të tjera veçoi faktin se Armando është një lojtar i uritur për të shënuar dhe do jetë një forcë shumë e fortë për skuadrën e tij. Numri një i pankinës së Luganos theksoi gjithshtu se Sadiku nuk mund të luaj i vetëm dhe sado që të përpiqet vetëm ai nuk mund tia dalin të fitojnë.
“Armando u rikthye nga një dëmtim shumë i rëndë ku dhe unë e aktivizova në një përballje të vëshitrë. Tek ai gjatë kësaj kohe kam parë një dëshirë të madhe dhe një uri për të fituarm, megjithëse i vetëm nuk bën dot gjë. Do të na ndihmojë shumë për të arritur objektivat e këtij sezoni. Kundërshtari luajti si një skuadër, prandaj e morëm edhe këtë humbje”, u shpreh trajneri i Luganos, Fabio Çelestini. /Shqiperia.ch/