Një shqetësim i Armando Sadikut gjatë stërvitjes së paradites në ditën e djeshme, i alarmoi të gjithë tifozët shqiptarë. Flitej për sulmuesin e vetëm që Shqipëria ka marrë në gjirin e saj për dy takimet e rradhës të kualifikueseve të Europianit dhe nuk kishte një tjetër alternativë.
“Shqiperia.ch” përcolli në mënyrë ekskluzive gjatë ditës së djeshme, se për Sadikun nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Madje te elbasanasi ka shumë për t’u pritur, pasi është shfaqur në një super formë gjatë pasdites së djeshme.
Këtë herë është vetë futbollisti që konfirmon gjithçka rreth formës së tij, duke postuar një foto nga stërvitja me mbishkrimin: “Jemi gati. Shqiponjat për fluturim”. /Shqiperia.ch/