Lugano është duke fituar në transfertë ndaj Zurich, me rezultatin 0-1 në 45 minutat e para. Autori i golit të vetëm të takimit, ishte futbollisti Grendt, i cili me një goditje të fuqishmë në krahun e majtë, e ka dërguar topin në rrjetë.
Pasimi i saktë dhe me nuhatje të madhe do i vinte nga Armando Sadiku, që menjëherë pasi u shërbye nga Grendt, ia dërgoi topin sërish këtij të fundit, që nuk gaboi përpara portës. Ndërsa nga krahu tjetër, te skuadra e Zyrihut ndodhen shumë lojtarë me origjinë shqiptare, por vetëm Hekuran Kryeziu është në fushë si titullar. /Shqiperia.ch/
30′ | TOR! der FC Lugano geht mit 1:0 in Führung! #FCZLUG #SFL #RSL pic.twitter.com/6NSEVeQPbB
— SwissFootballLeague (@News_SFL) March 3, 2019