You are here
Home > Kombëtarja > Armando Duka: Panuçi nuk gjykohet në fitore, në Skoci shkojmë për të mos humbur

Armando Duka: Panuçi nuk gjykohet në fitore, në Skoci shkojmë për të mos humbur

Një fitore me mjaft vlera ishte ajo që Shqipëria mori ndaj Izraelit me rezultatin 1-0,  falë golit të Taulant Xhakës.

Një kryevepër e mesfushorit të Bazelit, që i shpëtoi vendin edhe trajnerit Panuçi. Përpara këtij takimi të zhvilluar në “Elbasan Arena”, duhet theksuar se ishte në jo pak rrezik pozita e tij. Ndërsa në një fitore të rëndësishme, gjithçka mund të harrohet, të paktën për pak kohë.

Nga ana tjetër presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është shprehur se trajneri i Shqipërisë nuk mund të gjykohet për fitoren e arritur, ndërsa sa  i përket transfertës në Skoci, thekson se e rëndësishme është që të mos dalim pa pikë  nga ai takim.

“Fitorja është fitore dhe është e bukur kur arrihet. Ky është një kompeticion zyrtar i vështirë. Kundërshtari nuk ishte i lehtë, momenti psikologjik nuk ishte i mirë por besoj se përveçse 3 pikë që janë shumë mire, situata i ka shërbyer edhe ekipit psikologjikisht për tu zhbllokuar dhe për të bërë mirë në të ardhmen.

Mbrojtësi i majtë Binaku besoj se e kaloi provën për të qënë një lojtar i ekipit kombëtar. Ndeshja tjetër është shumë shumë e vështirë, në një transfertë kundër një kundërshtari që luan shumë mirë në shtëpinë e vet, por ne do të shkojmë atje për të mos humbur”, tha Duka për “Ora News”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top