You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Armando Duka komenton vazhdimësinë e tij dhe Shqipërinë: Këtë punë nuk e bën njeri më mirë

Armando Duka komenton vazhdimësinë e tij dhe Shqipërinë: Këtë punë nuk e bën njeri më mirë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka dhënë një intervistë në emisionin “Shiko kush luan”, që transmetohet në “Top Channel”.

Kreu i FSHF-së është rikthyer pak në retrospektivë, duke parë hapat e hedhura, e për të mbërritur në një konkluzion të vetëm: “Këtë punë, nuk e bën dot njeri më mirë”. Kështu do të shprehej Duka, që këtë jetëgjatësi në kryesimin e FSHF-së, e quan të mjaftueshme, pa i vendosur një tjetër emërtim.

Gjithashtu, Armando Duka ka folur edhe për trajnerët e Kombëtares, duke u treguar diplomat, për të përmendur Panuçin si më kërkuesin nga futbollistët.

“16 vite në FSHF them se janë mjaftueshëm, as shumë as pak. Nuk mendoj se e bën njeri më mirë atë punë, kam menduar se mund ta bëj më mirë vetë (qesh). Trajneri më kërkues në vite? Po tregohem “president”, trajneri aktual.

Ndryshimi mes De Biasit dhe Panuçit? Xhani De Biasi më diplomat, Panuçi më i drejtpërdrejt. Mbaj kontakte me të gjithë lojtarët si aktual por edhe të shkuar. Nuk kam ndonjë më të afërt. Stadiumi i ri do të jetë gati në mars të 2019”, u shpreh Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top