
Armando Broja ndodhet në superformë tek të rinjtë e Chelseat. Pasi realizoi dy gola në përballjen e parë të kampionatit me Arsenalin sa i përket moshës U-18, sulmuesi shqiptar është vendimtar edhe në takimin që po zhvillohet ndaj West Ham.
Për momentin përballja është në shifrat 1-2, ndërsa Broja ka dhënë asistin në golin e vetëm të bluve. Pasi një gabimi të mbrojtjes kundërshtare, sulmuesi shqiptar do të tregohej i zgjuar për të kthyer topin në lojë, ndërsa Myles Peart Harris do ta finalizonte me një gjuajtje të bukur nga distanca.
Gjithashtu edhe rastet për të shënuar vetë nga Broja nuk ka munguar, ndërsa mbeten edhe 45 minuta të tjera për të qënë si golashënues në këtë përballje. /Shqiperia.ch/