You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Armand Duka flet për “Arenën Kombëtare”, nuk është e sigurt ndeshja e shtatorit për Shqipërinë

Armand Duka flet për “Arenën Kombëtare”, nuk është e sigurt ndeshja e shtatorit për Shqipërinë

“Arena Kombëtare” është duke vazhduar punimet për të qënë gati në ndeshjen e shtatorit për Shqipërinë. Megjithatë ky është objektivi kryesor, pasi nuk garantohet me 100% përfundimi i projektit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pritur në një takim homologun e tij të Çekisë, Martin Malik.

Duka ka folur edhe për shtëpinë e re të Kombëtares, duke thënë se nuk është e sigurt përurimi në ndeshjen e shtatorit. Këto janë fjalët e presidentit të FSHF-së gjatë takimit të sotëm, sipas asaj që raporton “Shkodra Sport”:

“Objekti është shumë i madh, shumë i bukur dhe komod. I punuar në të gjitha drejtimet me gjëra bashkëkohore, dhe brenda stadiumit, dikush e sheh gjysmë-plot dhe gjysmë-bosh, për sa i përket termave kohorë. Duam të luajmë në shtator këtu, dhe ia kemi bërë të qartë kompanisë këtë.

Duam ta shijojmë stadiumin e ri, por mund të arrijmë edhe më shumë rezultate me më shumë spektatorë dhe atmosferë. Kompania po bën të gjitha përpjekjet. Ka skeptikë, ka optimistë, por nuk mund të jemi shumë të sigurt për shtatorin”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top