Arlind Ajeti ka shtrënguar dhëmbët dhe është rikthyer në kohë rekord me skuadrën e Grasshoper. Mbrojtësi shqiptar pas nisjes së aventurës së re në Zvicër, pësoi lëndimin e parë në ndeshjen me Bazelin.
Në një duel mes vëllezërish, Albiani u rikthye sërish në fushë, ndërsa Arlindi mbeti në kujdesin e stafit mjeksor. U prit që Ajeti të mungonte gjatë, aqsa u tha se e kishte mbyllur vitin, por 25 vjeçarit i është dashur vetëm një javë pushim.
Në takimin e sotëm ndaj Xamax, skuadra e Grasshoper fitoi me rezultatin 2-3 duke lënë vendasit në fundin e tabelës. Ajeti luajti për 90 minuta dhe forma e tij fizike u duk e kënaqshme, duke mos shfaqur shqetësime muskulare. Për momentin ekipi i mbrojtësit shqiptar ndodhet në vendin e parafundit me 14 pikë, po aq sa Sioni I Lenjanit në një pozitë më lart./Shqiperia.ch/