You are here
Home > Futboll Bota > Arisi po tenton përmbysjen e madhe si Liverpuli, Bashës i del fjala dhe po e sheh nga stoli

Arisi po tenton përmbysjen e madhe si Liverpuli, Bashës i del fjala dhe po e sheh nga stoli

“Do të tentojmë përmbysjen në Greqi. I kemi dhuruar të tre golat dhe ishim shumë më mirë sesa kundërshtari”, kështu u shpreh Migjen Basha në përfundimin e takimit Molde-Aris që përfundoi me rezultatin 3-0.

Fillimisht u dukën si fjalë ngushëlluese për tifozët, por rezultoi e vërtetë. Arisi ka fituar me po të njëjtin rezultat në përballjen që po zhvillohet, ndërsa tani priten shtesat. Migjen Basha është duke e parë nga stoli, ndërsa ekipit grek i ka mbetur edhe një zëvendësim për të kryer. Një përmbysje e madhe do të ishte nëse Arisi do të kalonte në fazën “Play-Off” të Europa League, duke na kujtuar të njëjtën kryevepër që Liverpuli e bëri ndaj Barcelonës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top