Pas 3 fitoreve radhazi në po aq ndeshje të luajtura, ishte momenti që Arisi të dështonte në kampionat. Një humbje në transfertë me rezultatin 1-0 ndaj Pas Giannës, do t’i shkaktonte humbjen e parë skuadrës së Migjen Bashës dhe Mërgim Mavrajt.
Mesfushori i Kombëtares, Basha, ka luajtur nga minuta e parë, por duke u zëvendësuar në 10 minutat e fundit të takimit, pasi nuk la gjurmë në fushën e lojës. Nga ana tjetër, Mërgim Mavraj e ka parë takimin nga tribuna, pasi nuk ka qenë i gatshëm për këtë ndeshje. Sipas të gjitha gjasave, debutimin e mbrojtësit të Shqipërisë, Mavrajt, do e shohim në Kupën e Greqisë.
Një fitore e vlefshme ishte kjo për Pas Giannën e Andi Lilës, që tashmë ngjitet më shumë në renditje, megjithëse jemi ende në fillimin e kampionatit. /Shqipëria.ch/