
Argjentina ka arritur të fitojë me shumë vështirësi ndaj Katarit në shifrat 2-0, falë golave të Lautaro Martinez dhe Serxho Aguero. Megjithatë kjo Kombëtare nuk po bind aspak, duke hasur vështirësi të jashtëzakonshme edhe ndaj Katarit.
Mesi nuk duket në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye është vendosur në qendër të kritikave te Argjentina. Në përballjen e sotme ka qënë gjithashtu në hije, madje duke bërë një gabim fatal para portës.
Në momentin kur i duhej më shumë skuadrës për të mbyllur vuajtjet në minutën e 73, pasi rezultati ishte 1-0, gjuajtja e Mesit i pashqetësuar para portës, ka shkuar me misionin që topi të zbuloj planete të paeksploruara më parë. /Shqiperia.ch/
Thought Messi was surrounded by useless teammates? Man sent the ball to the parking lot ffs pic.twitter.com/HEMiv3qrJo
— Galu (@PSGalu) June 23, 2019