You are here
Home > Kombëtarja > “Arena Kombëtare” është gati për tifozët, mësohen edhe çmimet e biletave

“Arena Kombëtare” është gati për tifozët, mësohen edhe çmimet e biletave

Tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shohin Kombëtaren e tyre në një nga stadiumet më të mira në Ballkan. Bëhet fjalë për “Arenën Kombëtare” do t’i hapë dyert e saj në nëntor.

Stadiumi do të jetë gati që për Andorrën, por mesa duket zgjedhja e FSHF-së ka qenë që të luhet në “Elbasan Arena” kjo përballje. Në këtë mënyrë, ndaj Francës do të luhet në shtëpinë e re për herë të parë.

Gjithashtu “Top Channel” raporton edhe për çmimet e biletave se ku do të variojnë. Në këtë impiant të ri bileta më e lirë do të jetë 1500 lekë, ndërsa mesatarja do të jetë 2200 lekë. Por përpara se të marrë vendimin përfundimtar, do të jenë përfaqësues të UEFA-s që do ta vëzhgojnë më nga afër në përballjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë në kampionatin e femrave.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top