
Tashmë edhe “Arena Kombëtare” duket se po merr formë dita-ditës, për të mbërritur në projektin përfundimtar, ashtu siç edhe pritet të jetë stadiumi.
Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur disa pamje të tij, ku dallohet lehtësisht se punimet po ecin me shpejtësi të madhe. Tashmë ngelen edhe disa punë të vogla për t’u kryer, për të mbërritur deri në shtrimin e tapetit, në një arenë të tillë ku do të bashkohen të gjithë shqiptarët.
Nëse gjërat do të ecnin në këto ritme, atëherë gjithçka do të ishte gati për kualifikueset e europianit që Shqipëria do të zhvillojë në vitin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/