Arena e boksit ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet “shtëpia e shqiptarëve”, në të cilën sportistët tanë bëjnë çdo pakt të mundshëm, përveç asaj me humbjen.
Sa shumë “luftëtarë” që ka nxjerrë Shqipëria në pak kohë, teksa në arenën e forcës, nuk ka vend për më shumë diskutime. Një prej boksierëve më premtues i lindur në Ladorisht të Strugës, quhet Arsim Etemi. Tashmë në moshën 19-vjeçare, Etemi ka 11 vite që merret më këtë sport, duke e pasur si pjesë të pandshme të jetës së tij.
Shumë dyluftime të zhvilluara gjatë këtyre viteve e po aq fitore të marra, ndërsa 12 herë sportisti shqiptar ka dalë duke festuar nga ringu. Në datën 17 nëntor, Etemi bëhet gati për një tjetër betejë të rëndësishme, të cilën do ta luajë në Zvicër dhe mbështetja e tifozëve kuqezinjtë nuk pritet të mungojë as këtë herë, për të ndezur atmosferën e për ta sjellë fitoren më afër. /Shqiperia.ch/
(Për bileta mund të kontaktoni: +41 76 734 09 96/ Fatlind Hoxha, Kordinator i KB Ladorishti)