You are here
Home > Kombëtarja > Arbitri e ndëshkon pas 60 vetëm sekondash loje, vendi i Vrionit nuk është në Serinë B

Arbitri e ndëshkon pas 60 vetëm sekondash loje, vendi i Vrionit nuk është në Serinë B

Sulmuesi i Shqipërisë, Xhakomo Vrioni, nuk është duke kaluar sezonin më të mirë të mundshëm në Serinë B. Me ekipin e Venecias ky futbollist ka arritur të shënojë vetëm 1 herë dhe të dhuroj 2 asist, ndërsa besimi i drejtuesve nuk ka qënë ai i duhuri.

Sa i përket ndeshjeve me U-21 e Shqipërisë, Vrioni jo vetëm që ka bindur, por ka bërë edhe diferencën nga gjithë pjesa tjetër e ekipit. Flitet për një sulmues të mirfilltë, që tërheq skuadrën përpara dhe ka nuhatjen e duhur të portës.

Por besimi i pakët e detyron Vrionin që shpeshherë të dalë edhe nga vetja, madje dje duke shënuar edhe një rekord. Sulmuesi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë 60 sekonda pasi hyrë në fushë në pjesën e dytë. Si një huazim i Sampdorias, ekipi tjetër italian ndoshta mund t’i jap besimin Vrionit ose të provojë një tjetër eksperiencë huazimi për të, pasi Seria B nuk është vendi i tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top