
Grezda po shkon drejt portës së Jordanisë për të shënuar golin e avantazhit për Shqipërinë, por një ndërhyrje e gabuar vjen nga mbrapa tij. Të gjithë ishin me sytë nga pika e bardhë, por çuditërisht arbitri shqiptar, Genc Nuza, lejon vazhdimësinë e lojës.
Më parë mendonim se gjyqtari shqiptar do të na e jepte një dorë “shtesë” për këtë takim, duke e parë sesa të rëndësishme e kishte Shqipëria fitoren për të ngritur moralin. Por sa shumë gabuam, pasi na është mohuar një penallti e pastër.
Fatmirësisht jemi duke folur vetëm për një miqësore dhe kjo është me rëndësi të madhe, pasi në të kundërt do e vuanim dyfish. Por nëse arbitri shqiptar nga Prishtina, Nuza e kishte të vështirë të drejtonte gishtin drejt pikës, Lorenc Jemini e ka bërë pa e menduar dy herë për Kosovën.
Përpara 4 vitesh, “dardanët” kanë arritur të merrnin fitoren e parë në histori ndaj Omanit me rezultatin 1-0, falë asaj penalltie të akorduar nga arbitri shqiptar në favor të Kosovës. /Shqipëria.ch/