
Reimsi ka marrë një fitore mjaft me vlerë gjatë mbrëmjes së sotme, pasi ka mundur me rezultatin 2-1 Marsejën. Në shtëpinë e tij të re, ka debutuar edhe sulmuesi shqiptar, Arbër Zeneli.
Pasi la Herenvenin, futbollisti i Kosovës sapo e ka nisur aventurën në “Ligue 1”. Trajneri i francezëve e ka aktivizuar në pjesën e dytë Zenelin, ndërsa në ato pak minuta të luajtura, ka treguar edhe njëherë klasin e tij.
Megjithatë vëmendja e këtij takimi është përqendruar te Suk Hyun-Jun, pasi ka realizuar një çmenduri më vete. I aktivizuar si zëvendësues në fushë në minutën e 68, sulmuesi në fjalë ka gjetur golin e dytë për skuadrën e tij në po të njëjtën minutë. Vetëm 20 sekonda i janë dashur në fushë, për të ndëshkuar skuadrën e Marsejës, gol ky që do të vlente edhe tre pikë. /Shqiperia.ch/