You are here
Home > Futboll Bota > Anullimi i planit/ Kukësi nuk mund të ndeshet me Romën, për shkakun e…Milanit!

Anullimi i planit/ Kukësi nuk mund të ndeshet me Romën, për shkakun e…Milanit!

Në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti për turin e dytë të “Europa League”, atje ku goglat janë treguar të pamëshirshme me Kukësin. Kështu, ekipi i Superiores nëse do të arrijë të kalojë Debrecenin, atëherë do të përballej me Romën.

Të paktën teorikisht, pasi në praktikë kjo ndeshje ka pak gjasa të ndodhë. Milani po e kërkon vetë daljen nga “Europa League” dhe pritet të jetë vetëm çështje orësh zyrtarizimi i largimit nga ky turne, sa i përket kuqezinjve.

Sipas mediave italiane kjo do të sjellë edhe ndryshimin e madh të planeve, pasi vendi direkt për në grupet e “Europa League” do i takojë Romës, që vinte menjëherë pas Milanit në renditjen e Serisë A. Ndërsa me çiftin Debrecen-Kukësi do të përballej Torino, por për të zyrtarizuar gjithçka, duhet pritur vendimi që do të merret për Milanin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top