Në Nion të Zvicrës është hedhur edhe shorti për turin e dytë të “Europa League”, atje ku goglat janë treguar të pamëshirshme me Kukësin. Kështu, ekipi i Superiores nëse do të arrijë të kalojë Debrecenin, atëherë do të përballej me Romën.
Të paktën teorikisht, pasi në praktikë kjo ndeshje ka pak gjasa të ndodhë. Milani po e kërkon vetë daljen nga “Europa League” dhe pritet të jetë vetëm çështje orësh zyrtarizimi i largimit nga ky turne, sa i përket kuqezinjve.
Sipas mediave italiane kjo do të sjellë edhe ndryshimin e madh të planeve, pasi vendi direkt për në grupet e “Europa League” do i takojë Romës, që vinte menjëherë pas Milanit në renditjen e Serisë A. Ndërsa me çiftin Debrecen-Kukësi do të përballej Torino, por për të zyrtarizuar gjithçka, duhet pritur vendimi që do të merret për Milanin. /Shqiperia.ch/