You are here
Home > Futboll Bota > Ankandi për shqiptarin në Angli, “djajtë” e kuq hyjnë fuqishëm në lojë

Ankandi për shqiptarin në Angli, “djajtë” e kuq hyjnë fuqishëm në lojë

Në Angli kërkojnë shpesh të përforcohen nga skuadrat e Serie A dhe Manchester United është një nga klubet që i ka hedhur sytë nga Gadishulli Apenin për të marrë dy mbrojtës.

Për linjën e majtë është “piketuar” Alex Sandro i Juventusi-t dhe për braziliani do duhet të paguhen rreth 70 milionë euro, kurse për linjën e djathtë i preferuari i Jose Mourinho është Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran i Napolit.

Për të arritur tek ai duhet paguar klauzola dhe sikurse raporton “The Sun” në Angli janë gati të paguajnë klauzolën prej 44 milionë sterlinash dhe ta bëjnë Hysajn tyrin.

Me Darmian që pritet të shkojë në Serie A – e kërkon Juventusi – për Manchester United është e domosdoshme të bëhet një lëvizje në merkato dhe Hysaj cilësohet si ndër më të mirët në Evropë në pozicionin e tij. Kështu “Djajtë e kuq” po bëhen gati të transferojnë mbrojtësin 24-vjeçar të Shqipërisë.

Por për të ka konkurrencë, pasi edhe Arsenali dhe Chelsea po e vëzhgojnë, por këta të fundit duken më të interesuar. United është një emër i madh dhe për Hysajn sigurisht që është një lajm i mirë dhe transferimi drejt Premier League-s do të ishte një hap i madh në karrierë. Veç kësaj, transferimi për 44 milionë sterlina do e përfshinte atë në mes 10 mbrojtësve më të shtrenjtë në histori. Nëse shikohet lista, transferimi i Hysajt do të ishte lëvizja më e shtrenjtë nga Italia (flasim për mbrojtësit), duke kaluar Bonuçin, që është i shtati në listën e 10 mbrojtësve më të shtrenjtë. Në “top10” Hysaj do të gjente një tjetër shqiptar si Shkodran Mustafi. /EDS/

MBROJTËSIT MË TË SHTRENJTË NË HISTORI

1 Virgil van Dijk (Nga Southampton te Liverpool) £75 milionë
2 Aymeric Laporte (Nga Athletic Bilbao te Man. City) £57 milionë
3 Kyle Walker (Nga Tottenham te Man. City) £53 milionë
4 Benjamin Mendy (Nga Monaco te Man City) £52 milionë
5 David Luiz (Nga Chelsea te PSG) £50 milionë
6 John Stones (Nga Everton te Man. City) £47.5 milionë
7 Leonardo Bonucci (Nga Juventus tek AC Milan) £35 milionë
8 Shkodran Mustafi (Nga Valencia tek Arsenal) £35 milionë
9 David Luiz (Nga PSG tek Chelsea) £34 milionë
10 Thiago Silva (Nga AC Milan te PSG) £33 milionë

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top