You are here
Home > Kombëtarja > Anija e Empolit “fundoset”, por “mbijeton” shqiptari Veseli: Gjëja më e mirë e kësaj mbrojtje

Anija e Empolit “fundoset”, por “mbijeton” shqiptari Veseli: Gjëja më e mirë e kësaj mbrojtje

Empoli ka humbur një tjetër takim në kampionatin italian, këtë herë në transfertë ndaj Sasuolos. Pavarësisht golit në sekondën e 18 me Kaputon, ekipi vendas ka përmbysur gjithçka, duke fituar me rezultatin 3-1.

Titullar në këtë takim ishte edhe Frederik Veseli, teksa futbollisti shqiptar ishte padyshim një nga më të mirët nga ekipi i Empolit. I pozicionuar si mbrojtës i majtë, Veseli dha gjithçka për të mos përfunduar në këtë disfatë, por futbolli është një lojë grupi dhe pjesa tjetër e skuadrës ishte për t’u harruar.

Sipas  vlerësimeve të “Eurosport”, Veseli vlerësohet me notën më të lartë në skuadrën e tij, sa i përket mbrojtjes (6)- “Gjëja më e mirë e mbrojtjes së Empolit. Mbron mirë dhe këtë gjë e bën me rregullin e duhur”, është mbyllur vlerësimi për shqiptarin. Nga krahu tjetër Di Lorenzo, Silvestre dhe Maietta që mbyllnin katërshen e mbrojtjes, janë vlerësuar përkatësisht me notat 5.5, 5 dhe 5.5. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top