Arsenali rezultoi një nga zhgënjimet më të mëdha në “Europa League” për ditën e djeshme, teksa ka humbur me rezultatin 1-0 ndaj Bate Borisovit. Një tjetër paraqitje zhgënjyese e Shkodran Mustafit, që do të gjendet te londinezët deri në fundin e sezonit. Më pas do të vijë edhe largimi i tij, nisur kjo nga fjalët e trajnerit Emeri, por edhe dëshira e tifozëve.
Këta të fundit e kanë shigjetuar futbollistin shqiptar gjatë ditës së djeshme, duke e cilësuar të dobët nivelin që tregoi në fushë. Këtë herë janë edhe mediat angleze që tallen me Mustafin, duke vënë në dukje edhe statistikën e veçantë.
Dy herë ka fituar në histori Bate Borisovi ndaj ekipeve angleze dhe dy herë ka qenë Shkodran Mustafi në fushë. Në vitin 2009 kjo ka ndodhur me Evertonin, ndërsa 10 vite më vonë do të ndodhte edhe me Arsenalin. /Shqiperia.ch/