
Një nga futbollistët më të vjetër të Kombëtares është pikërisht Andi Lila. Mesfushori 32 vjeçar është një nga lojtarët që numëron plot 68 ndeshje me fanellën e Kombëtares.
Aktualisht ai është pjesë e klubit grek të Pass Janinës, ku me këta të fundit ditën e djeshme arriti të dhuronte një asist në barazimin që mori ekipi i tij përballë Panionisit të Durmishaj me rezultatin 1-1. Mesfushori kuqezi, më në fund arriti që të jetë protagonist me klubin grek, pasi në plot 13 sfida nuk ka mundur dot të ishte vendimtar dhe ky ishte asisti i parë për të në këtë sezon. Ndonëse ishte një përballje Kupe, duket theksuar që roli që ka Lila në fushën e lojës është disi larg portës së kundërshtarit. /Shqiperia.ch/