You are here
Home > Kryefaqja > Andi Lila “shënon golin e dytë” (FOTO)

Andi Lila “shënon golin e dytë” (FOTO)

Andi Lila e njoftoi mbrëmë në prononcimin për media se së shpejti do të bëhej baba. Nuk ka zgjatur shumë dhe mëngjesi i sotëm e ka gjetur të tillë për të dytën herë. Lojtari  i Kombëtares sonë ka udhëtuar mbrëmë drejt Janinës atje ku qendronte e shtruar në spital bashkëshortja e tij. Fatmirësisht Lila ka mbërritur në kohë për të pritur fëmijën e dytë të familjes. Pas djalit Ayan, Andi do të ketë një vajzë. Vogëlushja do të gëzojë emrin Axa teksa lajmin e ka bërë të ditur vet Lila në rrjetet sociale./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top