Andi Lila e njoftoi mbrëmë në prononcimin për media se së shpejti do të bëhej baba. Nuk ka zgjatur shumë dhe mëngjesi i sotëm e ka gjetur të tillë për të dytën herë. Lojtari i Kombëtares sonë ka udhëtuar mbrëmë drejt Janinës atje ku qendronte e shtruar në spital bashkëshortja e tij. Fatmirësisht Lila ka mbërritur në kohë për të pritur fëmijën e dytë të familjes. Pas djalit Ayan, Andi do të ketë një vajzë. Vogëlushja do të gëzojë emrin Axa teksa lajmin e ka bërë të ditur vet Lila në rrjetet sociale./Shqipëria.ch/