
Një nga emrat që ka qënë më në hije gjatë këtij sezoni për lojtarët shqiptar, ishte pikërisht Kristal Abazaj. Mesfushori kuqezi verën që shkoi u transferua me shumë bujë tek gjigandët belgë të Andërlektit, ku tek këta të fundit ka luajtur vetëm një ndeshje. Kjo për shkak se sipas trajnerit të tyre, Abazaj nuk ka qënë kurrë në formën e tij më të mirë dhe për këtë arsye, mesfushorit i është dashur të bëhet pjesë edhe tek skuadra e Andërlektit B.
Disa kohë më parë përfol se Abazaj do të huazohet në një skuadër tjetër ku mund të ketë më shumë hapësira për të luajtur. Tashmë kjo gjë është bërë zyrtare, pasi sipas mediave belge, raportohet se lojtari ka rënë në konsensus për të shkuar tek një skuadër tjetër. Drejtuesit e Andërlekt i kanë kërkuar mesfushorit shqiptar që të qëndrojë në kampionatin belg, pasi kjo gjë do ta ndihmonte shqiptarin të ambientohej më shpejt, për t’u rikthyer në të ardhmen.
Abazaj shihej si talenti i së ardhmes edhe tek Kombëtarja, ku me kuqezinjtë ka mundur të luajë vetëm një sfidë. Paraqitja jo e mirë tek belgët e Andërlektit, i ka kushtuar mesfushorit edhe ekipin kombëtar të Shqipërisë. Tashmë është koha që Kristali të transferohet në ndonjë klub që i garanton minuta për të luajtur dhe ta ndihmojë mesfushorin të rikthehet sërisht tek forma e tij më e mirë. /Shqiperia.ch/